Ndotja mjedisore, veçanërisht sasia e gazrave serrë në atmosferë, është një nga shqetësimet më të mëdha për studiuesit në mbarë botën.
Por një studim kinez, i drejtuar nga universiteti Sun Yat-sen mbi 167 qytete në 53 shtete të botës, ka përcaktuar shumë qartë edhe burimet kryesore të kësaj ndotje.
Sipas studiuesve, edh pse përbëjnë vetëm 2% të sipërfaqes së planetit tonë, qytetet përfaqësojnë gjithsesi burimin më të madh të ndotjes.
Sipas një studimi kinez, i drejtuar nga universiteti Sun Yat-sen në Kinë, nga 25 qytetet më të këqija në aspektin e sasisë së gazrave serrë, 23 janë kineze Qyteti i Handan në Kinë kryeson renditjen botërore për gazrat serrë Shangai, që sipas studimit mban vendin e dytë në renditjen famëkeqe Vetëm dy qytete që nuk ndodhen në Kinë ndodhen në renditje. Ketu, Tokyo në Japoni Moska, kryeqyteti i Rusisë, më e ndotur anë Europë Qyteti i Suzhou, i zhvilluar por edhe i ndotur Ndotja në Pekin Nju Yorku gjendet shumë më poshtë në renditje Pas metropolit amrikan gjendet kryeqyteti i Filipineve, Manila
Në periudhën 2012-2016, e marrë parasysh, disa prej tyre kanë përmirësuar dukshëm parametrat, si përshembull Oslo, Hjuston, dhe Bogota, ndërkohë që qytete të tjera si Rio De Janeiro, Johanesburgu dhe Venecia kanë përkeqësuar situatën e tyre.
Por në renditjen e kryer nga studimi, i cili pritet të botohet në mënyrë të plotë në revistën Frontiers in Sustainable Cities, protagonistët mbetet qytetet kineze, në një mënyrë madje surprizuese.
Në 25 qytetet më të këqija në aspektin e sasisë së gazrave serrë, 23 janë kineze, si Handan që e kryeson atë, i ndjekur nga Shangai dhe Shouzou, ndërkohë që vetëm 2 qytete ndërpresin radhitjen e qyteteve kineze, Moska është në vendin e 7-të dhe Tokyo në vendin e 17-të.
Presidenti kinez Xi Jinping i ka premtuar komunitetit ndërkombëtar që brenda 2030 do të vej një tavan ndotjes nga qymyri, dhe të deklarojë pavarësinë nga ky burim brenda vitit 2060, duke iu drejtuar dhe promovuar burimet e rinovueshme. (A2 Televizion)