
Presidenti amerikan Joe Biden i bën thirrje regjimit kuban të dëgjojë njerëzit e tij dhe lutjen e tyre të qartë për liri dhe ndihmë në krizën e lidhur me pandeminë.
"Populli kuban po kërkon me guxim njohjen e të drejtave themelore dhe universale pas dekadave të shtypjes dhe vuajtjeve ekonomike të shkaktuara nga një regjim autoritar", tha Biden në një deklaratë të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.
"Këto të drejta përfshijnë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të përcaktuar lirisht të ardhmen e tyre. Të drejta që duhet të respektohen", shtoi presidenti amerikan.
Mijëra kubanë janë bashkuar me protestat më të mëdha për dekada kundër qeverisë komuniste të ishullit.
Ata marshuan në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Havana, duke thirrur, "Poshtë diktatura!". (A2 Televizion)