
Ushtruesja e detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë.
Përndryshe, zgjedhjet dje janë mbajtur në 18 komuna dhe sipas institucioneve të sigurisë dhe KQZ-së, nuk kishe ndonjë incident që do të ndikonte në rezultat. Deri tani prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar tre që lidhet me procesin zgjedhor.
Të drejt vote në Kosovë kishin 1,316,672 qytetarë, ku prej tyre votuan 432,107 ose 32,82%. (A2 Televizion)
