I vetmi kandidat që përmbysi rezultatin e raundit të parë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 11:04 | Politikë

I vetmi kandidat që përmbysi rezultatin e raundit të parë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Halil Thaçi, është i vetmi që ka arritur të përmbysë rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve.

Në raundin e parë, Thaçi kishte dalë i dyti, me 44.37 për qind ose 5,626 vota. Ai kishte një diferencë prej mbi 2 për qind nga kundërshtari Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili kishte 46.20 për qind ose 5,859 vota.

Nga 18 komunat që shkuan në balotazh, vetëm Halil Thaçi ka arritur të bëjë përmbysje rezultati, duke dalë nga i dyti i pari.

Kandidati i LVV-së ka arritur që në këtë raund të marrë 6,441 vota ose 51.09 për qind, ndërsa Gashi i LDK-së, që kishte dalë i pari në raundin e parë më 12 tetor, në balotazh mori 6,167 vota ose 48.91 për qind.

Kështu, Thaçi do të jetë kryetar i Obiliqit për katër vitet e ardhshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej shtatë komuna në këto zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos