Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka zbuluar në një artikull të botuar në New York Times të mërkurën, se ajo kishte pasur një abort spontan në korrik.
Gruaja e Princit Harry shkroi në detaje për këtë përvojë, duke thënë se ndodhi një mëngjes korriku, kur ajo po kujdesej për djalin e saj Archie. "Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, se po humbja të dytin", shkroi Meghan.
Meghan dhe Harry, Duka i Sussex kanë një djalë, Archie, të lindur në vitin 2019.
Ish-aktorja dhe ish-anëtarja e familjes mbretërore të Britanisë e përshkroi kështu vështirësinë e humbjes së fëmijës së saj të dytë:
"Humbja e një fëmije do të thotë të mbash një hidhërim të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak". (A2 Televizion)