“Men’s physique”, një kosovar shpallet kampion në Hungari

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 19:31 | Sporte të tjera

Shqiptari nga Kosova ka triumfuar këtë vit në garat ndërkombëtare të Fitnessit që u mbajtën në Budapest të Hungarisë.

24-vjeçari Petrit Mehmeti arriti të zerë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique”. Në këtë kompeticion merrnin pjesë shumë sportistë nga Evropa, por në fund ishte Petrit Mehmeti ai që mori Kupën e Artë.

Petrit Mehmeti është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku në fotot e publikuara mund të shihet qartë dhe ndryshimi i fituar në trupin e tij falë stërvitjes intensive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos