
Gjysmë Maratona e Tiranës shpalli fituesit e edicionit të katërt të saj. Atletja shqiptare Luiza Gega ja doli të triumfojë në garën e 10 kilometrave ndërsa në kategoritë e tjera si për meshkuj edhe për femra, u renditën të parët sportistët me origjinë afrikane.
Atletja Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10 K me kohën 00:33:42, duke thyer sërish rekordin kombëtar.
Gjysmë Maratona për meshkuj u fitua nga sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e mbylli garën me kohën 01:06:44. Gara për femra u dominua nga një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo.
Në garën “Tirana 10K” fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
Kjo është hera e katërt që Bashkia e kryeqytetit organizon “Maratonën e Tiranës”. Në eventin e këtij viti morën pjesë rreth 2500 sportistë profesionistë dhe amatorë nga 42 vende të botës. (A2 Televizion)