
Barcelona-Torino është aksi kryesor i merkatos së kësaj vere. Klubi “blaugrana” kërkon me çdo kusht mesfushorin Miralem Pjanic, por emergjenca e koronavirusit i frenon katalanasit të bëjnë shpenzime të mëdha.
Ndaj, për këtë arsye, lind nevoja e përshfirjes së futbollistëve të tjerë në tratativa. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, ka shprehur pëlqimin për brazilianin Arthur, por ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Spanja.
Sipas zhvillimeve më të fundit, Barcelona i ka ofruar Juventusit sulmuesin Ousmane Dembele si opsion shkëmbimi. Por, dëmtimet dhe stabiliteti i munguar i sulmuesit francez nuk e bindin totalisht “Zonjën e Vjetër”. (A2 Televizion)