Edhe pse të papaguar, lojtarët e Vllaznisë i rikthehen stërvitjes

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 10:47 | Futboll
Edhe pse të papaguar, lojtarët e Vllaznisë i rikthehen

Më në fund, lojtarët e Vllaznisë janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk paguhen prej 3 muajsh.

Futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërkohë që pasdite do të ketë një seancë të dytë.

Edhe nesër e pasnesër ekipi do të zhvillojë nga dy seanca në ditë, ndërkohë që të enjten do të jetë pushim.

Mësohet se lojtarëve u është premtuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që do të marrin pagat para datës 3 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos