Banorët e qytetit jugor rus, Rostov, u bënë dëshmitarë të një spektakli të papritur me fishekzjarrë, pasi një dyqan që tregtonte fishekzjarrë mori flakë të dielën. Në një video të publikuar nga Ministria ruse e Emergjencave, duken shpërthimet që ndriçojnë qiellin e mëngjesit. Sipas mediave lokale, disa rrugë të qytetit u mbyllën dhe për disa orë u krijua një trafik i rënduar. U desh ndërhyrja e qindra zjarrfikësve për disa orë me radhë për të vënë nën kontroll flakët, tha ministria në një deklaratë. Fatmirësisht nuk u raportua për asnjë viktimë apo të lënduar. (A2 Televizion)
Merr flakë dyqani i fishekzjarrëve, spektakël i papritur në qytet
