Korça prej vitesh është kthyer e preferuara për pushime dimërore në vendin tonë. Jo vetëm për festat e fundvitit, por edhe për ato të nëntorit.
Njësitë akomoduese në Korçë janë thuajse në kapacitet 100% të prenotuara për 28 dhe 29 nëntorin, duke e kthyer këtë qytet në epiqendrën e festimeve, edhe pse Vlora është qyteti ku është shpallur pavarësia.
Sakaq, nuk paraqitet e njëjta sitiuatë me prenotime në qytetin e Pogradecit. Madje, këtë vit për festat e fundvitit, Pogradeci ka më pak prenotime krahasuar me vitin e kaluar.
E ndërsa Pogradeci vijon të jetë në pritje, në Korçë janë drejt fundit edhe prenotimet për festat e fundvitit. Dhe kur flasim për Korçën, kemi parasysh edhe Dardhën e Voskopojën, të cilat gjithashtu mbeten ndër më të preferuarat për festat e fundvitit. (A2 Televizion)