“Mesa duket duan të falimentojnë”, reklama e fundit e shtëpisë së modës kritikohet nga ndjekësit

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 16:54 | Lifestyle
“Mesa duket duan të falimentojnë”, reklama e fundit e

Pas një sërë kompanish të njohura të modës është radha e Calvin Klein që të vihet në qendër të kritikave në mediat sociale për reklamën e tij të të brendshmeve me modele në madhësi plus. Së fundmi, gjigandi i modës publikoi spotin e radhës ku shfaqet një grua dhe një burrë, jo modelët e zakonshëm që ne jemi mësuar të shohim, teksa reklamojnë të brendshmet.

Jo pak vëmendje ka tërhequr modeli me ngjyrë i cili është i veshur me reçipeta dhe ka një qëndrim me këmbë të kryqëzuara që pozon për aparatin. Kjo ka ndezur shumë kritika në rrjetet sociale.

“Calvin Klein është një kompani që dëshiron të falimentojë".

“Nuk jam i sigurt pse ata duhet të ulen kaq poshtë vetëm për të zbatuar një ideologji që shumica e njerëzve as nuk e duan", janë disa nga komentet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos