Mesfushori i Kombëtares transferohet te Panathinaikos

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 20:56 | Futboll
Mesfushori i Kombëtares transferohet te Panathinaikos

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Cokaj, është transferuar në kampionatin grek të futbollit, me gjigantët e Panathinaikos nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Klubi kroat ka bërë të ditur me anë të një postimi se marrëveshja për transferimin e shqiptarit është arritur për një vlerë më të madhe se 1 milion euro.

Prej vitit, Cokaj ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën e tij në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos