Messi në histori, tre tituj individual brenda vitit

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 15:16 | Futboll
Messi në histori, tre tituj individual brenda vitit

Lojtari më i mirë i vitit nuk ishte i vetmi sukses për Lionel Messin në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.

“Pleshti” ka vendosur njëkohësisht një tjetër rekord, duke u futur në histori si lojtari i parë që fiton titullin “The Best” nga FIFA, “Këpucën e Artë” dhe trofeun “Pikiki” në Spanjë.

Messi ishte golashënuesi më i mirë në “La Liga” dhe në Europë gjatë sezonit 2018-2019, me 36 gola. Një tjetër rekord ky që nxit debatin se kush është futbollisti më i mirë dy dekadave të fundit, ylli argjentinas apo ai portugez. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/23/fifa-kurorezon-messin-me-titullin-the-best/
https://a2news.com/2019/09/24/cmimi-i-fifa-the-best-zbulohen-votat-e-shqiperise-dhe-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos