
Leo Messi është “The Best”. Në ceremoninë gala të zhvilluar në La Scala të Milanos, FIFA i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit yllit të Barcelonës, që ishte i nominuar së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk.
Messi fitoi sezonin e kaluar kampionatin spanjoll dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku u eliminua nga Liverpool pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.
Për femra, çmimin The Best e mori Megan Rapinoe, kapitenia e SHBA, që u shpall kampion bote. (A2 Televizion)