Meta kritikon Bosnjën: Të njohë Kosovën

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 14:40 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar Bosnje-Hercegovinën si vend pritës i samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku mungon Kosova pasi Presidenti Hashim Thaçi refuzoi ftesën e bërë nga homologu boshnjak Milorad Dodik. Meta vuri në dukje se pikërisht mungesa e Kosovës në këtë samit është tregues i sfidave që ka rajoni, që kërkon të integrohet në Bashkimin Europian. “Një seri sfidash bilaterale dhe rajonale pengojnë ecurinë e rajonit në Bashkimin Europian. Në këtë pikëpamje dua të shpreh të gjithë keqardhjen time që Republika e Kosovës, kryesuesja e radhës, është detyruar që të mos marrë pjesë në këtë samit”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos