Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka dënuar ato që i konsideroi si akte vandale gjatë protestave në Tiranë, duke deklaruar se nuk beson që personat që kanë djegur apo dëmtuar institucione janë studentë.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shalsi u shpreh se sulmet ndaj institucioneve dhe objekteve të ndryshme nuk kanë lidhje me studentët.
“Është vënë dorë në disa institucione dhe simbole që s’i gjej fare me lidhje me studentët. Unë besoj që një student, sado i mërzitur, i shqetësuar, i agravuar të jetë, nuk mund të shkojë të djegë bie fjala objektin e Këshillit të Europës. Unë s’besoj që janë studentë, kjo pjesa e akteve vandale. S’besoj së ka një student të shëndetshëm që mund të djegë Kolegjin e Europës, apo të vandalizojë shkollën e Këshillit të Europës. S’besoj se ka studentë që shkon te Ministria e Drejtësisë dhe djeg mjedisin që ofron shërbim falas për ato që s’kanë mundësi ta paguajnë”. (A2 Televizion)