Shoqërohen dy të rinj te Rruga e Kavajës, një grup protestuesish mblidhen në bulevard

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 19:32 | Aktualitet

Dy të rinj janë shoqëruar nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në vijim të protestës së zhvilluar në kryeqytet, të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.

Aksioni për shoqërimin e protestuesve vijon edhe në Rrugën “Myslym Shyri”, dhe rrugë të tjera kryesore të kryqytetit.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjes së policisë. Protestuesit vijojnë të jenë të shpërndarë, ndërsa një grupim është mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos