Protestuesit shpërndahen në disa rrugë, u vënë flakën koshave të mbeturinave

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 19:08 | Aktualitet

Protestuesit shpërndahen në disa rrugë, u vënë

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime të ndryshme të Tiranës.

Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, grupe protestuesish janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke vijuar lëvizjet jashtë zonës kryesore të protestës.

Sipas raportimeve, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos