
Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikpritja dhe integrimi janë rruga e duhur. Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.
Më herët Presidenti Meta së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, vlerësoi kontributin e dhënë nga Arbëreshët si për Italinë ashtu edhe ndaj Shqipërisë.
Gjithashtu presidenti Meta solli në kujtesë kontributin dhe ndihmën e madhe që dha heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mbrojtje të krishtërimit. (A2 Televizion)