“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në Fakultetin e Ekonomisë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 12:58 | Aktualitet

Disa dhjetëra studentë kanë marshuar nga Ministria e Arsimit drejt Fakultetit të Ekonomisë, duke i bërë thirrje atyre studentëve që janë ende në mësim që të bojkotojnë dhe t’i bashkohen protestës.

Në shumicën e klasave ata nuk kanë gjetur studentë, ndërsa aty ku kanë takuar i kanë marrë me vete në marshimin e tyre. “Duhet bojkotuar mësimi”, tha për A2 CNN një student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës i cili është futur në auditorët e Ekonomikut. “Ata na thonë se nuk i lejojnë që të mos shkojnë në mësim, por duhet të bashkohemi të gjithë në bojkot”.

“Studentët janë të lirë edhe kur zgjedhin të bojkotojnë dhe kur zgjedhin të bëjnë mësim. Kam parë që këtu vijnë studentë për mësim dhe normalisht do të bëhet mësim dhe ka të tjerë që nuk vijnë në mësim. Ne respektojmë çdo student që vjen në auditorë. Unë vetë kisha studentë dhe bëra mësim sot, rreth 20 studentë”, tha Mirdaim Axhami, përgjegjës i Departamenti i Marketing-Turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos