Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit! Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 13:29 | Politikë

Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga detyra, duke deklaruar se ata nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, pasi, sipas tij, qytetarët shprehen përmes votës.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi protestën si një “mishmash” dhe kritikoi gjuhën e përdorur nga protestuesit, duke i akuzuar se nuk respektojnë standardet e komunikimit dhe dialogut.

“Ky mishmash ka një devizë përbashkuese, ne jemi populli, ne s’e durojmë dot më këtë sistem, s’e duam më këtë qeveri, s’e pranojmë më këtë kryeministër. Jep dorëheqjen, bindju popullit! Ky mishmash s’ka asnjë lidhje me popullin dhe asnjë autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vet me votën e tij. Liria dhe e drejta e tyre, e atyre që duan t’u imponojnë të tjerëve bindjet e tyre, mbaron aty ku nis liria e të tjerëve. Një turmë që në fjalorin e vet bazik s’ka asnjë fije respekti për asnjë standard komunikimi, formë dialogu, apo ballafaqimi”.

Ndër të tjera ai tha se: “Unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit me njerëzit e zakonshëm të Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos