
Në ditën e Kurban Bajramit, presidenti Meta zgjodhi t’i përcjellë një mesazh politikës, që të ngrihet mbi interesat e ngushta dhe të bashkëpunojnë në shërbim të qytetarëve.
Kreu i shtetit nënvizoi se integrimi është rruga drejt së ardhmes dhe duhet të hiqet çdo pengesë që frenon këtë dëshirë të kahershme të shqiptarëve.
“Uroj që edhe politika të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit. Por në çdo rast jam i sigurt që populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët. Njëkohësisht është edhe një ditë e rëndësishme për t’u angazhuar për anëtarësimin në BE dhe për të hequr çdo pengesë sa më shpejt që frenon këtë ëndërr, në mënyrë që të mos ikin më të rinjtë, në mënyrë që edhe ata që kanë ikur të rikthehen”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)