Meteori sa një top futbolli bie në fushën e orizit

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 21:56 | Lifestyle

Një meteor me përmasa sa një top futbolli ka rënë në një fushë orizi, në një fshat në lindje të Indisë.

Sipas autoriteteve, meteori peshonte 13 kg dhe kishte copëza magnetike.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të madh me baltë që besohet të jetë shkaktuar nga përplasja e meteorit në fushën e orizit.

Tashmë, ky objekt është i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna.

Aty do të përcaktohet me saktësi nëse është apo jo një meteor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos