
Kuçova bëhet mikpritëse e Festivalit Ndërkombëtar të Pavarur të Filmit, ku marrin pjesë kineastë dhe regjisorë dhe aktorë nga 40 vende të botës.
Për pesë ditë me radhë, një festival i filmit të pavarur merr jetë në Kuçovë. Në kinemanë “Kadri Roshi” drejtuesit dhe juria rrëfyen shkëndijat që çojnë magjinë e ekranit të madh te një publik të cilit i mungojnë filmat e fundit në kinematë e botës.
Festivali synon të sjellë në Kuçovë krijimtarinë filmike nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë takimi dhe shkëmbimi për kineastët, regjisorët dhe publikun. (A2 Televizion)