Aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, kanë hapur dyert e vilës së tyre luksoze në Los Anxhelos.
Supervila e çiftit që janë bashkë prej 15 vitesh është e bazuar kryesisht në stilin “country”, por e sjellë në formë bashkëkohore, dhe autentike.
"Ne donim që shtëpia të dukej si një hambar i vjetër, diçka që kishte qenë këtu për dekada, që u shndërrua më pas në një shtëpi", shprehet Kutcher.
Kunis dhe aktori thanë se pandemia i ka bërë të kuptojnë edhe më shumë rëndësinë e familjes dhe shtëpisë.
"Karantina na bëri shumë të varur prej njëri-tjetrit. Gjatë gjithë kohës ishim: "Ku po shkon?" dhe nëse shkonim deri në banjë. S'e kemi lënë njëri-tjetrin për asnjë sekondë", shprehet ajo. (A2 Televizion)