Përpara nisjes së sesionin të ri parlamentar më 21 janar, Kuvendi do të mbajë ditën e mërkurë një seancë të jashtëzakonshme.
Mësohet se seanca do të nisë në orën 17:00, ndërsa urdhri është nxjerrë nga Gramoz Ruçi pas një mbledhje të zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Rama.
Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet për miratimin e dekreteve të Presidentit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama”. (A2 Televizion)