BE pranon të nisë shqyrtimin e kërkesave nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia për t'u bashkuar me bllokun

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 19:53 | Bota
BE pranon të nisë shqyrtimin e kërkesave nga Ukraina, Gjeorgjia

Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord që të shqyrtojnë kërkesat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për t'u bashkuar me BE, duke filluar procesin e gjatë drejt pranimit.

Në një postim në Twitter të hënën, Presidenca franceze e BE-së tha se 27 përfaqësuesit e përhershëm të vendeve evropiane kishin rënë dakord të ftojnë Komisionin Evropian të paraqesë një opinion për secilën prej aplikimeve për anëtarësim në BE.

Ky është një proces që mund të marrë vite për të përfunduar përpara se të tre vendet ish-sovjetike të konsiderohen vende kandidate për t'u bashkuar me BE.

https://twitter.com/Europe2022FR/status/1500870708246765570

Vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duhet të përmbushin "kriteret e anëtarësimit", të cilat përfshijnë reforma komplekse sociale, ligjore dhe politike dhe janë "kushte thelbësore që të gjitha vendet kandidate duhet të plotësojnë për t'u bërë një shtet anëtar", sipas rregullave të BE-së.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në një postim në Twitter të hënën se kërkesa e anëtarësimit të Ukrainës do të diskutohet në ditët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos