Ministrja Manastirliu jep lajmin e shumëpritur për “pacientin 1”

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 20:34 | Aktualitet
Ministrja Manastirliu jep lajmin e shumëpritur për “pacientin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një tjetër lajm të mirë mbrëmjen e së hënës, pas atij për rezultatin negativ të testeve për 17 mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Fierit.

Manastirliu bëri me dije se pacienti i parë me Covid-19 është në rrugën drejt shërimit. Sipas ministres, kontakti i parë i pacientit zero rezultoi negative në testin e parë pas trajtimit.

“Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19. Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Bravo ekipit të spitalit infektiv”, shkruan ministrja në Facebook.

Ky lajm i mirë u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se nëse dhe testi tjetër rezulton negativ, atëherë do të kemi dhe të shëruarin e parë.

Kreu i qeverisë tha se në këto momente të vështira duhet të lutemi që Zoti t’iu japë forcë të sëmurëve dhe mjekëve.

“Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun”, shkruan Edi Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos