Miti holandez dërgohet urgjentisht në spital, e shpëton “unaza”

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 20:47 | Futboll
Miti holandez dërgohet urgjentisht në spital, e shpëton

Ditë e vështirë për një nga mitet e kombëtares holandeze, dhe sot trajner i saj. Ronald Koeman u shtrua sot me urgjencë në një nga spitalet e Amsterdamit, si pasojë e problemeve kardiake.

Ndërhyrja e shpejtë  e mjekëve të cilët i kanë vënë një “unazë” kardiake, një tub i vogël që futet në arteriet koronare të ngushtuara apo të bllokuara, ka stabilizuar trajnerin holandez, i cili do të kalojë natën në spital, dhe nesër në qoftë se gjithçka shkon mirë mund të rikthehet në shtëpi.

Një nga mbrojtësit më të fortë të viteve ’80-’90, Koeman njihej edhe për gjuajtjet e tij tejet të forta dhe të sakta, me të cilat ka shënuar 239 gola me klube si Ajaks, PSV dhe Barcelona, si dhe 14 me fanellën e kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos