De Bruyne tremb City-n: Dy vite pa Champions janë shumë

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 14:03 | Futboll
De Bruyne tremb City-n: Dy vite pa Champions janë shumë

Kevin De Bruyne ka trembur Manchester City-n me deklaratat e tij. Mesfushori belg, në një intervistë për gazetën belge “Het Laatste Nieuws”, shpjegon se përjashtimi i ekipit anglez nga Champions League për dy vitet e ardhshme mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

De Bruyne ka kontratë me anglezët deri në vitin 2023 dhe tani po pret vendimin e apelit, për të parë nëse City do të luajë apo jo në kompeticionet evropiane në dy sezonet e ardhshme.

“Po pres vendimin. Drejtuesit na kanë siguruar se do të apelonin dënimin, duke na shpjeguar se janë 100% të sigurtë se arsyet e tyre do të merren në konsideratë. Kam besim te klubi dhe po pres se çfarë vendimi do të merret dhe do të vendos për të ardhmen pastaj. Sigurisht që dy vite pa Champions janë shumë. Nëse përjashtimi do të ishte vetëm për një vit, mund ta mendoja, por dy janë shumë”, tha 28-vjeçari.
(A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/14/tronditet-manchester-city-uefa-e-perjashton-nga-cdo-kompeticion-europan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos