
Kamerat e sigurisë nga Pallati Kombëtar i Arteve në Kiev kanë fiksuar momentin kur një bombë bie në hotelin Alfavit më 31 dhjetor të vitit të kaluar, duke e shkatërruar ndjeshëm godinën dhe një pallat tjetër aty pranë.
Impakti i shpërthimit u ndje edhe në Pallatin e Arteve, ku përveç dyerve të shpërthyera, shihen edhe njerëzit që nxitojnë të strehohen. Në prag të Vitit të Ri, Rusia lëshoi disa dhjetëra raketa drejt Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. (A2 Televizion)