Mori pjesë në tubimin e Trump, nis hetimi për ushtarin e fotografuar duke tërhequr një foshnje në aeroportin e Kabulit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 12:23 | Bota

Marinsi amerikan i fotografuar duke tërhequr një foshnjë mbi telat e aeroportit “Hamid Karzai” në Kabul, do të hetohet nga Ushtria Amerikane për shkak se mori pjesë në një tubim të Donald Trump, të shtunën e kaluar, në Xhorxhia.

“Departamenti i Mbrojtjes ka nisur një hetim për të verifikuar, nëse është shkelur ndonjë rregull”, tha Kapiteni Kelton Cochran, zëdhënës i Njësisë së 24-t të Marinës.

Tetari Hunter Clark ndodhej në murin e aeroportit të Kabulit gjatë operacionit dramatik të evakuimit para marrjes së kompleksit nën kontroll nga Talebanët. Pamjet e tij teksa tërhiqte një foshnjë në anën tjetër të rrethimit u bënë virale në rrjet.

https://www.facebook.com/A2CNN/videos/1320406988396185

Të shtunën, Clark doli krah ish-presidentit Trump në podium dhe u prezantua si “ai djali që tërhoqi beben në anën tjetër të murit”, fjali që u shoqërua me ovacione dhe thirrje “SHBA, SHBA!”.

Por, është kundër rregullave të Departamentit të Mbrojtjes që efektivët në detyrë të flasin para një grumbullimi partiak politik, ose në fushatën e ndonjë kandidati.

Clark nuk u ngjit në podium me uniform dhe nuk bëri fushatë për ndonjë kandidat, edhe pse në vetvete, tubimi i Trump ishte për të mbështetur tre kandidatë republikanë në Xhorxhia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos