Moskovitët patinojnë nën hijen e Kremlinit, ceremoni për hapjen e pistës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 15:42 | Kapur në kamera
Moskovitët patinojnë nën hijen e Kremlinit, ceremoni për

Moskovitët mund të shijojnë sërish patinazhin në këmbët e Kremlinit dhe kubeve shumëngjyrëshe të katedrales së Shën Bazilit. Pista vjetore e patinazhit u hap këto ditë në të famshmin Sheshi i Kuq.

Pista është një atraksion sezonal në zonën e famshme ku prehet themeluesi i Bashkimit Sovjetik Vladimir Lenin. Ajo hapet për dashamirësit e patinazhit që prej 2005-s.

https://www.youtube.com/watch?v=Q5A0SE5h0V8

Në websajtin dedikuar pistës, thuhet se ajo mund të mirëpresë 450 patinatorë njëherësh. Ata që kërkojnë një mënyrë të pazakontë për të festuar Vitin e Ri, mund ta kalojnë atë në akull, ku numërimi mbrapsht do të bëhet në sfondin e orës Spasskaya në Kremlin.

Krahas patinazhit, qytetarët mund të shijojnë edhe ekspozitat e akullit me stilin sovjetik dhe cirkun rreth modelit të raketës Vostok, e cila çoi në hapësirë Yuri Gagarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos