Moto GP, konfirmohet rikthimi i tifozëve në dy garat italiane

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 18:31 | Sporte të tjera
Moto GP, konfirmohet rikthimi i tifozëve në dy garat italiane

Moto GP do të jetë aktiviteti i parë në Itali që rikthen tifozerinë pas mbylljes për shkak të pandemisë.

Dy garat e Misanos, në muajin shtator, do të zhvillohen me dyer të hapura, atje ku do të lejohen të jenë të pranishëm deri në 10 mijë persona. Autoritetet e garave me motorë kanë marrë aprovimin nga rajoni i Emilia-Romanjas dhe do të mbushin diçka më pak se 10 përqind të kapacitetit përreth pistës.

Edhe për ata që do të shohin garën nga pranë do të këtë masa sigurie, teksa nuk do të lejohet qëndrimi i dy personave më afër se dy metra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos