Në mungesë të ”gjigantit” Marc Marquez, ende i dëmtuar nga një aksident i rëndë dhe nga dëshira e tij për t’u rikthyer para kohe në pistë, pilotë të tjerë mundohen të shijojnë triumfin në MotoGp.
Në Republikën Ceke, në pistën historike të Brno, radha ishte e pilotit afrikano-jugor Brad Binder, pothuajse një i panjohur në pistë.
Edhe pse kishte fituar në kategorinë Moto 3 në 2016, prej vitesh 24-vjeçari nuk po shkëlqente as në Moto 2, dhe në vitin e para në kategorinë më të shpejtë arrin tashmë një fitore të pabesueshme nga ai vetë, fryt i një garë kurajoze dhe plot kalime befasuese, me një motor të skuadrës Ktm që la gojëhapur ekipet tradicionale.

Në vendin e dytë italiani Franco Morbidelli, i ndjekur nga francezi Zarco, ndërkohë që veterani i pistës, legjendari Valentino Rossi , arriti vendin e 5-të. Lideri i klasifikimit Quartararo zhgënjeu në vendin e 7-të edhe pse mban sërish vendin e parë . (A2 Televizion)