Moto GP në Australi, vjen suksesi i pestë radhazi për Marquez

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 11:06 | Sporte të tjera
Moto GP në Australi, vjen suksesi i pestë radhazi për Marquez

Marc Marquez është i pandalshëm edhe pse prej javësh e ka siguruar titullin kampion në Moto GP. Piloti spanjoll triumfoi në çmimin e madh të Australisë duke regjistruar suksesin e pestë radhazi në një kampionat të dominuar prej fillimit.

Marquez përfitoi nga rrëzimi i Viñales metrat e fundit për të mbërritur tek fitorja e 11 e sezonit. Në podium u ngjit në vendin e dytë Crutchlow, ndërsa në shkallën tjetër të podiumit Jack Miller.

Dyshja italiane Andrea Dovizioso dhe Valentino Rossi e mbyllën garën vetëm në vendin e shtatë dhe të tetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos