“Flamurtarja e Shqipërisë”, Gega merr medalje në Lojërat Olimpike Ushtarake në Kinë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 10:51 | Sporte të tjera

Atletja shqiptare, Luiza Gega, vazhdon të shkëlqejë në këtë sport duke koleksionuar sërish një tjetër medalje.

Rekordmenia shqiptare ka marrë pjesë së fundmi në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që zhvillohen në Wuhan të Kinës, ku ka arritur të marrë medalje bronzi në 3 mijë metra me pengesa.

“Flamurtarja e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit në 3000m me pengesa. Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos