Marc Marquez ka fituar titullin e 8 kampion në karrierën e tij fantastike dhe titullin e 6 në MotoGP.
Piloti spanjoll i Hondës triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit pilotin e Yamaha Petronas, Fabio Quartararo.
Në podium ngjitet edhe Vinales me Yamaha zyrtare.
Tjetër zhgënjim për Valentino Rossin, i cili e përfundoi garën vetëm në vendin e tetë.
Kështu, 4 gara nga përfundimi i kampionatit të MotoGP, Marquez mbyll llogaritë me titullin. (A2 Televizion)