MotoGP në Spanjë, triumfon Morbidelli

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 16:38 | Sporte të tjera
MotoGP në Spanjë, triumfon Morbidelli

Franco Morbideli është fituesi i Çmimit të madh të Teruel në Moto Grand Prix.

Gara e radhës në Spanjë foli për Yamahan dhe pilotin italian i cili u nis nga vendi i dytë. Morbidelli e mbylli garën përpara dy spanjollëve Alex Rins dhe Joan Mir.

Ky i fundit kryeson renditjen e përgjithshme të Botërorit me 137 pikë, 14 më shumë se francezi Kuartararo i vendit të dytë.

Valentino Rossi ndërkohë nuk mundi të garojë për të dytin Çmim pas infektimit me Koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos