F1, Hamilton bën ligjin në Portugali

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 16:51 | Sporte të tjera

Pas 3 sesioneve të provave të lira në kryesim, Valtteri Bottas u detyrua të shikonte se si Leëis Hamilton i mori “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Portugalisë.

Piloti britanik i Mercedesit la pas me 102 të mijëtat shokun e skuadrës, ndërsa nga vendi i tretë do të niset Max Verstappen me Red Bull.

Koha e katërt më e shpejtë për Charles Leclerc me Ferrari, vetëm 4 të dhjetat më i ngadaltë se Hamilton, duke treguar përmirësim të Ferrarit në një sezon për t’u harruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos