Mrekullohen studiuesit, zbulojnë qenien gjigante, një “kooperativë” në thellësinë e oqeanit

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 22:50 | Lifestyle

Studiuesit që po monitoronin një pjesë të ujërave në afërsi të  Australisë Perëndimore kanë mbetur pa fjalë, kur në thellësi të oqeanit arritën të filmonin një krijesë tërësisht të veçantë, si një spirale gjigante.

Krijesa lëvizte në mënyrë harmonike, me një diametër rreth 50 metra, dhe një ngjyrë të bardhë që në kontrast me ujin dukej një pikturë abstrakte, më shumë se një zbulim për t’u kujtuar.

Por çudia nuk mbaron këtu, sepse krijesa e thellësive, në fakt, nuk është një krijesë e vetme. Bëhet fjalë për sifonomorin, një “kooperativë” krijesash të quajtura zooidë, që i përkasin të njëjtës familje po kryen funksione të ndryshme në mënyrë simbiotike, ku disa kanë detyrën e gjuetisë, të tjerë kanë tentakula që mundësojnë lëvizjet, etj.

Detaj i një sifonomori, "kooperativë" krijesash që jetojnë në simbiozë

Falë këtij bashkëpunimi, kafshët e vogla kanë mundur t’i mbijetojnë klimës së ashpër dhe peshqve grabitqarë, mundësisht 3000 metra në thellësi. Ky, sipas studiuesve të Schmidt Ocean Institute që e zbuluan, ishte sifonomori më i gjatë dhe me formën më të veçantë të njohur. Vërtetë që shumë nga  mrekullitë e oqeaneve mbeten ende për t’u zbuluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos