Pacienti me koronavirus mbush 100 vjeç, infermieret i japin tortë dhe i thonë që e ka mposhtur sëmundjen

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 17:30 | Lifestyle

Një pacienti me koronavirus në Portugali, i cili mbushi 100 vjeç, iu dha një tortë për ditëlindje dhe si dhuratë iu tha lajmi i mirë që ai e kishte mposhtur sëmundjen.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Oporto dhe pamjet tregojnë infermieret që i japin tortën Luciano Marques da Silva.

Kryeinfermierja Marlene Teixeira tha: “Jam shumë krenare që jam pjesë e një stafi kaq të dedikuar, që shërben me humanizëm edhe në këtë periudhë të vështirë pandemie. Luciano u prek shumë dhe u lumturua nga gjesti”.

Sipas Teixeira, 100-vjeçari pritet të dalë shumë shpejt nga spitali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos