Agjërimi, si një nga 5 shtyllat e islamit, është një prej sakrificave që njeriu bën në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija, për t’u afruar më tepër me Zotin. Aureal Senja, imam i Komunitetit Mysliman Shqiptar, shpjegon në Ditarin e A2 CNN të mirat fizike dhe shpirtërore që sjell ky rit, përgjatë muajit të Ramazanit. Këtë vit, ky muaj zgjat nga 1 prilli deri më 1 maj, për të kulmuar me festën e Bajramit të Madh, më 2 maj. (A2 Televizion)
Muaji i shenjtë i Ramazanit, të mirat fizike dhe shpirtërore që sjell
