Muçi shtang kroatët e Zagrebit, shënon në Champions League

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 22:27 | Futboll

Ernest Muçi, ish-lojtari I Tiranës, ka arritur të shënojë një tjetër gol spektakolar me skuadrën e Legias, këtë herë në Champions League ndaj Dinamos së Zagrebit.

MuçI e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 75-të kur skuadra kroate ishte duke udhëhequr 1-0.

Vetëm 7 minuta më pas, Muçi realizoi një goditje mjaft të bukur nga rreth 25 metra, duke shënuar golin e barazimit në një fushë mjaft të vështirë. Ndeshja e kthimit mes Legias dhe Dinamos së Zagrebit do të zhvillohet javën e ardhshme.

Ndërkohë, edhe Myrto Uzuni zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në fitoren 2-0 të Ferencvaros ndaj Slavia Prague. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos