Anglia fitoi bindshëm 3-0 ndaj Senegalit, por pa Raheem Sterling, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium për shkak se i ishte grabitur shtëpia. Lajmin e bëri të ditur trajneri anglez, Gareth Southgate.
Familja e tij ishte brenda banesës në kohën kur hynë grabitësit dhe futbollisti i Manchester City, me leje të Federatës Angleze të Futbollit (FA), vendosi të kthehej menjëherë në Londër.
Gjithsesi, parashikohet që Sterling të kthehet në Katar për ndeshjen kundër Francës, që do të luhet të shtunën, në orën 20:00. (A2 Televizion)








