GP1, në "shtëpinë" e tij Hamilton fiton... edhe pa një rrotë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 18:09 | Sporte të tjera

Hamilton nuk rresht të fituari, kësaj radhe edhe me tre rrota. Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe në Silverston dhuron emocione, veçanërisht në xhirot e fundit, kur të dy makinat Mercedes të Hamilton dhe Bottas kanë probleme me gomat e tyre.

Rrota e dëmtuar e Hamilton nuk e pengoi të triumfonte në shtëpi

Për finlandezin Bottas defekti rezultoi vendimtar, nga momenti që nga vendi i dytë doli jashtë zonës së pikëve, ndërkohë që kampioni i botës arriti të triumfonte edhe duke kryer xhiron e fundit pa një rrotë funksionale.

https://twitter.com/F1/status/1289939824174960641
Renditja zyrtare

Max Verstappen i Red Bull dhe ferraristi Leclerc kompletuan podiumin të një gare që përtej të papriturave tregoi se edhe këtë vit Mercedes është favoritja absolute për titull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos