30 milionë euro të shkuara dëm?! Reali huazon talentin brazilian

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 16:04 | Futboll
30 milionë euro të shkuara dëm?! Reali huazon talentin brazilian

Reali i Madridit shpenzoi 30 milionë euro në janar për talentin brazilian Reinier Jesus Carvalho, i cili deri në mbyllje të këtij sezoni luajti me skuadrën e dytë, por tashmë duket se nuk e ka bindur të bëhet pjesë e skuadrës kampione të Spanjës.

Reali i Madridit vendosi ta huazojë për dy sezonet e ardhshme mesfushorin 18-vjeçar, një marrëveshje thuajse e njëjtë me atë të Achraf Haklimi, i cili pasi shkëlqeu i huazuar te Dortmundi, u transferua më pas te skuadra e Interit.

Megjithatë, duke pasur parasysh shumën e madhe të shpenzuar për një lojtar 18-vjeçar, tashmë vihet në pikëpyetje e ardhmja e tij, duke ngritur dyshime, nëse do të arrijë të tregojë vlerat që kishte shfaqur para janarit te skuadra e Flamengos në Brazil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos