Mysafirë të paftuar, lopët hyjnë në shtëpinë e gruas dhe shkatërrojnë gjithçka

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 09:59 | Fotolajme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tasmanian të Australisë. Dy lopë janë futur brenda një shtëpie duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë para.

Ato kanë hyrë nga dera e pasme e shtëpisë e cila ishte harruar hapur dhe kanë bërë dëme të mëdha duke i kushtuar të paktën 15 mijë dollarë të zotëve të shtëpisë.

Chelsea Hingston tregon se kishte dërguar vajzat e saj në parkun e lojërave dhe kur ishte kthyer, ishte përballur me pamjen kaotike.

“Kudo kishte mobilie të shkatërruara, enë të thyera, televizori ishte përmbysur dhe lopët kishin lënë bajga kudo.”

Por pavarësisht situatës së vështirë, duket se familja ka gjetur edhe anën humoristike në këtë histori duke e konsideruar si një ngjarje të pazakontë dhe shumë qesharake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos