Nadal, Djokovic e Federer, në çerekfinale të Wimbledon

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 14:53 | Sporte të tjera
Nadal, Djokovic e Federer, në çerekfinale të Wimbledon

Kampioni në fuqi i Wimbledon-it, Novak Djokovic u kualifikua pa probleme në çerekfinalet e turneut, pas suksesit në tre sete ndaj francezit Ugo Humbert.

Kjo është hera e 11-të që Djokovic do të luajë mes tetë më të mirëve të turneut prestigjioz, ku do të ndeshet me belgun gofin.

Kualifikim në më pak se dy orë lojë edhe për Rafa Nadal, me spanjollin që siguroi çerekfinalet për të shtatën herë në karrierë.

Tejet i lehtë misioni për Federer, i cili nuk i la asnjë shans italianit Mateo Beretini. Mbreti Roger do të luajë për të 17-ën herë në çerekfinalet e Wimbledon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos